Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shefi i policisë pranoi dështimin e sigurisë në finalen e Championsit

Trazirat ne finalen e Liges se Kampioneve

Shefi i policisë në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris ka kërkuar falje për përdorimin e gazit lotsjellës mbi tifozët e Liverpoolit, por ka thënë se nuk ka pasur alternativë tjetër.

Didier Lallement ka pranuar se siguria ka qenë “dështim i qartë”.

Megjithatë, ai ka pranuar taktikat që i ka përdorur në skenat kaotike të cilat u shfaqën jashtë stadiumit “Stade de France” në muajin e kaluar, duke insistuar se “vija e tij e kuqe” ishte për të shpëtuar jetë.

Autoritetet franceze kanë fajësuar tifozët për vonesat dhe biletat false, të cilat shkaktuan skenat e tilla.