Luke Shaw është në linjë për një marrëveshje të re me Manchester Unitedin, sipas The Daily Star.
25-vjeçari ka ende dy vjet në marrëveshjen e tij aktuale, por klubi dëshiron ta shpërblejë atë për paraqitjet e tij të shkëlqyera në edicioni 2020/21 me kushte të përmirësuara.
Shaw ka luajtur në 40 ndeshje për Unitedin deri më tani këtë sezon, duke i ndihmuar ata të ngjiten në vendin e dytë në Premier Ligë dhe të arrijnë gjysmëfinalet e Europa Ligës.