Luke Shaw pritet të shpërblehet me kontratë të re pas paraqitjeve fantastike këtë sezon.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka shkëlqyer këtë edicion duke qenë një ndër lojtarët kryesor në ekip.
Drejtuesit e klubit anglez thuhet se kanë përgatitur kontratë të re për anglezin.
“Djajtë e Kuq” i kanë ofruar kontratë trivjeçare me pagë prej 190 mijë funteve në javë. Shaw ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023.
25-vjeçari këtë edicion në 40 ndeshje të luajtura ka shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm