Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri shumë pranë një transferimi sensacional në MLS

Xherdan Shaqiri është shumë afër një lëvizje të bujshme, për t’u transferuar në kampionatin amerikan MLS.

Sipas Blick dhe gazetarit të njohur të MLS-së, Tom Bogert, Shaqiri është shumë pranë kalimit te skuadra e Chicago Fire.

Me përformancën kundër Marseilles, ku Shaqiri dha një gol dhe një asist për Lyonin, gjërat po dukeshin se po ktheheshin në rrugën e duhur, por megjithatë marrëdhënia e reprezentuesit zviceran me trajnerin e Lyonit, Peter Bosz, vazhdon të jetë e tensionuar. Bosz gjatë gjithë këtij gjysmë sezoni e ka preferuar Houssem Aouarin e Lucas Paquetan para Shaqirit.

Chicago është e gatshme të ofrojë disa miliona euro për shërbimet e Shaqirit, i cili nuk pritet të jetë në skuadrën e Lyonit për ndeshjen e nesërme kundër Monacos.

Një tjetër arsye pse 30-vjeçari është pothuajse lojtar i Chiagos, është fakti se drejtor sportiv i skuadrës amerikane është George Heitz, ish-trajneri i Baselit që kishte punuar me Shaqirin.

Shaqiri ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2024. Klubi francez është i interesuar ta largojë futbollistin i cili paguhet 350 mijë euro në muaj.

Edhe Shaqiri largohet nga Chicago Fire Futboll Shaqiri largohet nga Chicago Fire

Afati kalimtar në MLS mbyllet më 4 maj.

Shaqiri kaloi në Ligue 1 në verë nga Liverpooli.