Xherdan Shaqiri ka shënuar një tjetër gol në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shaqiri shënoi golin e epërsisë për Chicago Fire të dielën, por në fund të ndeshjes humbën 2:1 nga New York Red Bull.
Kjo ndeshje i takoi javës së nëntë të kampionatit MLS.
Shaqiri shënoi golin e epërsisë në minutën e 17-të.
Futbollisti kosovar realizoi nga penalltia. Ishte goli i dytë i shënuar në SHBA. Reprezentuesi i Zvicrës me fanellën e Chicagos ka edhe dy asistime në shtatë paraqitje.
In @XS_11official we trust ? pic.twitter.com/GqTJwuS5tb
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) May 1, 2022