Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri: S'është mirë për Kosovën me pa gjithë bota se në çfarë fushe po luajnë

Xherdan Shaqiri ka thënë se është marre me pa bota se në çfarë stadiumi luan Kosova, duke iu referuar “Fadil Vokrrit”.

Shaqiri u pyet për gjasat e Kosovës të kualifikohet në ngjarje madhore në të ardhmen.

“Besoj se duhet të keni një ambient të mirë në ekip. E keni parë te Shqipëria ka ambient shumë të mirë mes vete. Kur në ekipin e Kosovës ka ambient të mirë dhe nëse i merrni lojtarët që janë në formë, atëherë besoj se mund të arrihet shumë. Besoj se të ardhmen, çka duhet të bëhet, është me i pas në ekip lojtarët më të mirë, por edhe shumë sene. Si edhe stadiumin me ndreq njëherë mirë, se fusha ishte, nuk është mirë për Kosovën me pa gjithë bota që po luajnë në këso fushe. Këto do sene të vogla me i ndrru. Po talente që i ka Kosova, ka potencial të madh. Një ditë do të arrijnë këtë gjë”, ka thënë Shaqiri. 

Ai ka shtuar se Kosova ka shumë talent dhe pret të kualifikohen shpejt.

Zvicra siguroi Evropianin pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës.