Xherdan Shaqiri do ta veshë fanellën e Lyonit në edicionin 2021/2022.
Ai u transferua te klubI francez nga Liverpooli për 6 milionë euro, plus 5 milionë bonuse dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2024. 29-vjeçari mezi pret të nisë aventurën me skuadrën franceze.
“Jam shume krenar dhe i lumtur, që më në fund e kam nënshkruar kontratën dhe jam zyrtarisht lojtar i Lyonit. Me padurim pres të filloj me ekipin dhe t’i takoj të gjithë. Ështe një stadium fantastik dhe mund ta imagjinoj kur të mbushet me tifozë. Shpresoj që mund të shënoj gola para këtyre tifozëve fantastik. E kam ndjerë përkrahjen e të gjithëve. Më në fund jam këtu dhe me padurim pres të filloj punën në fushë dhe të shënoj. Gjeja më e rëndesishme është ta ndihmoj ekipin të fitoj ndeshje. Ky ekip ka potencial dhe me padurim pres të filloj të punoj dhe të jemi te suksesshëm”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Lyonit.