Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli para ditës së fundit të afatit kalimtar, të hënën, raporton “Goal”. Për futbollistin shqiptar janë të interesuar së paku dy klube.
Shaqiri u la jashtë skuadrës së “Të Kuqve” për ndeshjen e Carabao Cup me Arsenalin, me Liverpoolin që s’ka dashur të rrezikojë me anësorin 28-vjeçar. Siç ka raportuar “Goal”, mungesa e tij s’ka të bëjë me ndonjë lëndim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbetet e paqartë cilat skuadra kanë shprehur interesim për lojtarin që ka luajtur te Bayerni, Interi e Stoke City para Liverpoolit.
Shaqiri startoi në ndeshjen e fundit të kësaj gare me Lincolnin, duke realizuar një gol nga gjuajtja e lirë.