Xherdan Shaqiri ka zënë vend në ekipin më të mirë të javës në ligën MLS të SHBA-së.
Shaqiri ka shkëlqyer të shtunën te Chicago Fire në fitoren 1:0 ndaj St. Louis City. Nga Chicago Fire në ekipin më të mirë të xhiros së 12-të janë përzgjedhur edhe Rafael Czichos dhe Brian Gutierrez. Shaqiri ishte kapiten i skuadrës, ndërsa asistoi në golin e fitores.
Ai ka startuar në ndeshjen e tretë rresht. Shaqiri po kthehet në formë pas një lëndimi që e kishte.