Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri me shokë pastrojnë zhveshtoren

Pas fitores ndaj Kamerunit, lojtarët e Zvicrës kanë lënë zhveshtoren ashtu si e gjetën. Pra të pastruar.

Xherdan Shaqiri ishte prej lojtarëve që e mori fshesën, shkruan “Blick”.

Gazeta zvicerane ka shkruar se “Nati” nuk po imiton Brazilin, Zvicrën apo Francën, por Japoninë.

“Zvicra së pari fshiu kundërshtarin e më pas zhveshtoren. Dhoma e zhveshjes në stadiumin ‘Al Janoub’ dukej si e re kur Xhaka, Sommer dhe të tjerët u larguan prej saj”, ka shkruar “Blick”.

Shaqiri është prej lojtarëve që ndihmon ekipin përgjegjës të Zvicrës për ta lënë zhveshtoren në gjendjen më të mirë.

“Shaqiri është pjesë e ekipit të pastrimit të Zvicrës. Pas përfundimit të punës pozoi me Abatangelon (anëtar i stafit) dhe me një fshesë. Rezultati është mbresëlënës. Zhveshtorja është e pastër, materiali është i renditur”, shkruan Blick.