Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri i gatshëm për WBA-në

Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Liverpoolit kundër skuadrës së West Bromwich Albionit, që zhvillohet në kuadër të xhiros së 15 në Premier League.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp të enjten në uebfaqen zyrtare të klubit.

Dueli mes Liverpoolit e WBA-së zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në stadiumin “Anfield Road”.

“Shaqiri ka stërvitur shumë mirë dhe veçse është adaptuar mirë. Duket mirë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës pasi i kemi edhe dy stërvitje tjera para ndeshjes”, është shprehur Klopp.

Shaqiri, ditë më parë është kthyer në stërvitje pas rikuperimit të lëndimit në muskulin e këmbës derisa Liverpoolit i ka munguar në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

28-vjeçari, këtë sezon ka një gol dhe një asistim në pesë ndeshje për Liverpoolin. Ai është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Aktualisht, Liverpooli është lider në Premier League me 31 pikë të tubuara, katër më shumë se Leicester City që zë vendin e dytë në tabelë.

Artikuj të ngjashëm