Xherdan Shaqiri ka treguar anën e vetme pozitive për ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Ai ka thënë se morali i treguar nga futbollistët është pjesa e vetme për t’u vlerësuar.
Zvicra barazoi 3:3 me Bjellorusinë në shtëpi.
“Nuk ishte e lehtë. Gjëja pozitive ishte morali që treguam. Ne kishim posedimin e topit në masë të madhe dhe më pas pranojmë gola të lehtë pas kundërsulm eve dhe gjuajtjeve. Thjesht duhet të mposhtim skuadra të tilla. Jam i zhgënjyer. Natyrisht, kjo nuk mjafton për të garuar në një evropian kundër përfaqësueseve të mëdha. Duhet të luajmë më shpejtë dhe të krijojmë shumë raste. Gjithçka ishte paksa më e ngadalshme dhe ne gjithashtu duhet të mbrojmë më mirë kundërsulmet. Ne të gjithë duhet të punojmë më shumë dhe të mos ndihemi komod. Vetëm 80 për qind nuk mjafton këto ditë. E kemi parë tashmë kundër Kosovës dhe Andorrës. Gjithçka definitivisht nuk ishte në rregull as sot”, ka thënë Shaqiri.
Kosova dhe Zvicra muajin e kaluar barazuan 2:2 në Prishtinë.