Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri flet pas super golit të shënuar, ndihet i lumtur

Xherdan Shaqiri ka folur për golin e shënuar dhe debutimin ndaj Manchester United.

Xherdan Shaqiri ka pasur një debutim ëndrrash për Liverpoolin. Ai hyri në lojë në pjesën e dytë, duke bërë një asistim dhe duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë, shkruan albinfo.ch.

“Është një ditë e mrekullueshme për mua”, është shprehur Shaqiri për “LFCTV”.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shaqirit dhe goli i parë për “Të Kuqtë”. Ai u transferua nga Stoke City për 15 milionë euro.

“Unë gjithmonë shënoj kësi gola në stërvitje pasi më pëlqen të gjuaj kështu. Është një gol i mrekullueshëm, por më mahnitëse e bënë gjëja që luaj për këtë klub. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Shaqiri.

Ai ka shënuar shumë gola të bukur në karrierën e tij. Njëri ndër ta ishte edhe në Kampionatin Evropian më 2016, gjithashtu në stilin gërshërë, por ishte edhe më larg.

Edhe Liverpooli përzgjedh golat më të bukur të Shaqirit Futboll Liverpooli përzgjedh golat më të bukur të Shaqirit

“Krejt çfarë dua është të tregojë lojën time, të luaj futbollin që di”. Liverpool fitoi këtë ndeshje 4:1, që u zhvillua në Amerikë në kuadër të turneut “International Champions Cup”.

“Kam shumë përvojë dhe dëshiroj ta ndihmoj këtë ekip të shkoj përpara. Jam me të vërtetë i lumtur për golin që gëzoi tifozët”, theksoi Shaiqri për televizionin zyrtar të klubit.