Xherdan Shaqiri ka falënderuar të gjithë përkrahësit e përfaqësueses së Zvicrës në Kupën e Botës në Katar.
Ai në një postim në rrjetet sociale ka thënë se mbështetja ishte e madhe nga e gjithë bota për Zvicrën.
“Një falënderim i madh për tifozët tanë në Zvicër dhe mbarë botën për mbështetjen e mahnitshme gjatë këtij Botërori”, ka shkruar Shaqiri të enjten pasdite.
Ai me Zvicrën u ndalën në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Zvicra humbi nga Portugalia, por Shaqiri me golin e shënuar ndaj Serbisë në fazën e grupeve bëri krenar edhe shumë tifozë shqiptarë.
Zvicrës nuk i ka munguar mbështetja as nga shqiptarët falë tre futbollistëve shqiptarë, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit.
Artikuj të ngjashëm