Sport

Shaqiri e Xhaka udhëheqin Zvicrën në turneun final të Ligës së Kombeve

Pasi të përfundojnë finalet evropiane me skuadrat e tyre, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka do të kenë një mision përfundimtar për edicionin aktual (2018/19) - të udhëheqin Zvicrën në fazën finale të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Shaqiri e Xhaka pritet të jenë lojtarët kryesorë të Zvicrës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s, ndaj Portugalisë më 5 qershor e po ashtu në ndeshjen eventuale finale apo atë për vend të tretë. Në gjysmëfinalen tjetër, më 6 qershor, takohen Holanda e Anglia, ndërsa finalja është më 9 qershor, kur luhet edhe ndeshja për vend të tretë. Faza finale e Ligës së Kombeve të UEFA-s luhet në Portugali, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, të hënën ka publikuar listën me emrat e futbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet. Natyrisht në listë janë Shaqiri e Xhaka, që janë yjtë kryesorë të "helvetikëve". Petkoviq ka ftuar edhe sulmuesin e Baselit, Albian Ajeti, ndërsa për shkak të një lëndimi mungon Admir Mehmedi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)