Mesfushori Bashkim Shala është përforcimi më i ri i Flamurtarit. Shala të mërkurën është transferuar te skuadra prishtinase nga Vushtrria, për të cilën në pjesën e parë të këtij edicioni realizoi dy gola.
Shala, 28-vjeçar, me Flamurtarin ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit. Ai ka një titull kampioni me Vushtrrinë, kurse karrierë ka bërë edhe te Prishtina e Ferizaj në Superligë, shkruan Koha Ditore.
Flamurtari pjesën e parë të këtij edicioni e ka përfunduar në pozitën e nëntë me 18 pikë të mbledhura pas 17 ndeshjeve të luajtura.