Bujar Shabani ishte një prej golashënuesve në fitoren ndaj FC Europas, në duelin e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Dukagjini fitoi 2:1, kurse Shabani shënoi supergol pas gjysmë ore lojë.
“Jam shumë i gëzuar për fitoren. Edhe goli e bën më të bukur këtë fitore. Është hera e parë që Dukagjini merr pjesë në garat ndërkombëtare. Na mungoi qetësia për shkak të përvojës. Kundërshtari ka luajtur edhe më herët në garat evropiane. Do të mundohemi ta ruajmë këtë rezultat e të kalojmë tutje”, ka thënë Shabani pas ndeshjes për “ArtMotion”.
Artikuj të ngjashëm