Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sezoni i mirë, Bekaj shpërblehet me çmime

Paraqitjet e mira të portierit Visar Bekaj në elitën e futbollit të Shqipërisë, kanë bërë që ai të marrë edhe çmime në prag të vitit 2022.

Bekaj në ceremoninë e organizuar të mërkurën mbrëma nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), mori çmimin si portieri më i mirë i edicionit 2020/21, ndërsa ishte edhe pjesë e formacionit më të mirë.

24-vjeçari Bekaj në edicionin e sivjetmë ka luajtur në 17 ndeshje në të gjitha garat. Ka pranuar 11-të gola, ndërsa në nëntë ballafaqime e mbajti portën e paprekur.

Me Përfaqësuesen e Kosovës, Bekaj ka tri ndeshje të zhvilluara. Ishin miqësoret kundër Suedisë, Maltës dhe Guinesë.

Tirana pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në Superiore sivjet zë në vendin e parë me 33 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë, Kukësi.

Artikuj të ngjashëm