Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla zbeh gjasat e Atleticos për titull

Sevilla e ka fituar duelin shumë të rëndësishëm ndaj Atleticos me rezultat 2:1, në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Andaluzianët kaluan në epërsi qysh në minutën e shtatë me Ivan Rakitiq që shënoi një gol të bukur.

Felipe i Atleticos barazoi rezultatin në minutën e 33-të.

Për fitoren e vendasve realizoi Lucas Ocampos në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo fitore mban Sevillën vetëm pesë pikë larg kreut që mbahet nga Real Madridi. Skuadra e Lopeteguit ka 37 pikë. Ndërkohë, Atletico tashmë zbret në vendin e pestë me 29 pikë.