Sot (21:00) në Koeln, luhet finalja e Ligës së Evropës në mes të Sevillas dhe Interit
Interi ka pritur 10 vjet për të arritur një tjetër finale evropiane dhe shpreson që pritjes së gjatë t’i japë fund me trofe të Ligës së Evropës.
Skuadra italiane përballë do ta ketë fituesen e pesëfishtë të kësaj gare evropiane, Sevillan.
Finalja në mes të Sevillas dhe Interit luhet të premten (sot, 21:00) në Koeln të Gjermanisë. Në Gjermani është luajtur i gjithë turneu final i Ligës së Evropës, garës së dytë evropiane për nga niveli.
Klubi i La Ligas ka dominuar në Ligën e Evropës, duke triumfuar pesë herë. Së fundi e ka fituar në vitin 2016, ndërsa kampion ishte edhe në vitet 2015, 2014, 2007 e 2006.
Liverpooli është klubi i dytë më i suksesshëm në Ligën e Evropës, përkatësisht Kupën UEFA. Ka tre tituj. Interi, po ashtu, ka tre tituj në Kupën UEFA, paraardhësen e Ligës së Evropës, të fundit në vitin 1998.
Edhe
Mourinho kërkon trofeun e gjashtë të Evropës, Sevilla të shtatin
Sevilla synon synon të rrisë distancën me përcjellësit, por suksesin në finalen e parë evropiane që nga viti 2010 e kërkon edhe Interi.
Dy trajnerët, të cilët i drejtojnë skuadrat për herë të parë në një finale të madhe evropiane, nuk mund ta ndajnë trofeun në gjysmë.
Antonio Conte do të hyjë në finalen e Ligës së Evropës me synimin për ta fituar trofeun e parë të rëndësishëm në sezonin e parë në krye të Interit dhe t’ia vazhdojë mossukseset rivalit të tij te Sevilla, Julen Lopeteguit.
Conte i fitoi tri tituj rresht në Serie A me Juventusin që u përcoll me titullin e Premier Leagues në sezonin 2016/17 dhe me Kupën FA në vitin 2018 me Chelsean. Ndërsa Lopetegui nuk ka qenë në gjendje të marrë një çmim të vetëm në nivelin e seniorëve si trajner.
Ish-portieri ishte pa trofe te Porto ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 para se ta merrte drejtimin e Spanjës, nga e cila u shkarkua një javë para Kupës së Botës 2018, edhe pse e kishte kualifikuar shtetin e tij.
Lopetegui i hapi rrugë Fernando Hierros pasi u bë e ditur se do ta merrte drejtimin e Real Madridit në gusht të vitit 2018. E mbajti punën deri në muajin tetor të atij viti, derisa humbi 5:1 në La Liga nga Barcelona.
momental i dha gëzim atij pasi e drejtoi Sevillan drejt top-katërshes në La Liga, dhe arriti në finale të Ligës së Evropës falë luftës së madhe dhe punës e cila e tejkalon talentin që e ka në ekip.
Këtë Sevilla e demonstroi në rikthimin 2:1 kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale, duke e shfrytëzuar mbrojtjen jo të mirë të kundërshtarëve. Skuadra e tij është në 20 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, seria më e mirë në historinë e klubit.
Por edhe Interi është në formë të shkëlqyer. E eliminoi Shakhtar Donetskun me paraqitje impresive, duke fituar 5:0 në takimin gjysmëfinal. Është po ashtu pa humbje në 11 ndeshje, duke i fituar gjashtë të fundit në të gjitha garat dhe përfundoi vetëm një pikë prapa Juventusit në Serie A.
Yjet e Interit
Më pak se një vit pasi e lanë Premier Leaguen, Romelu Lukaku, Alexis Sanchez, Ashley Young dhe Christian Eriksen mund të ngrenë trofeun e parë me Interin.
Tre prej lojtarëve kaluan në Itali nga Manchester Unitedi. Young ka fituar trofe në “Old Trafford”, përfshirë edhe Ligën e Evropës në sezonin 2016/17.
Eriksen kaloi kohë pa trofe në Tottenham, por shumë afër ishte ta fitonte Ligën e Kampionëve në vitin 2019. Victor Moses është ende i huazuar te Interi nga Chelsea, duke luajtur katër herë në Evropë deri tani këtë sezon.
Sevilla ka po ashtu ish-yje të Premier Leagues. Jesus Navas e fitoi Premier Leaguen dhe dy Kupa të Ligës në Manchester City, dhe ka qenë i përfshirë në dy prej triumfeve të kaluara të Sevillas në Kupën e UEFA-s.
Edhe
Pas viteve me trazira, skuadrat e Milanos kthehen në elitën evropiane
Por kanë qenë dy prej lojtarëve jo të suksesshëm në Premier League që e eliminuan Manchester Unitedin. Suso vjen nga të rinjtë e Liverpoolit, por ka luajtur pak me ekipin e parë, ndërsa fituesi i ndeshjes, Luuk de Jong, luajti në 12 ndeshje të ligës për Newcastlen si i huazuar në vitin 2014.
Lojtarët kryesorë
Janë dy lojtarë të pozicioneve të ndryshme dhe të dy njëjtë të rrezikshëm. Në shikim të parë, kontributi i Lukakut definohet lehtë nga statistikat në Ligën e Evropës.
Ka shënuar gjashtë gola, përfshirë dy në gjysmëfinale, ka dy asistime, 18 gjuajtje në kornizën e portës dhe saktësi të gjuajtjeve prej 61.1%. Këtu nuk përfshihen dy golat dhe dy asistimet e regjistruara gjatë fazë së grupeve në “Champions”.
Lukaku është përshtatur mirë në sulm me partnerin Lautaro Martinez, i cili shënoi dy herë po ashtu kundër Shakhtarit në fitoren 5:0.
“Është e pashmangshme se puna e madhe dhe e bashkuar, lidhja ndërmjet tyre mund të zhvillohet. Kanë egoizmin tipik të të gjithë sulmuesve, por edhe e ndihmojnë njëri-tjetrin të shënojnë”, ka thënë Conte për dyshen e sulmit.
Sevilla nuk e ka një sulmues të dalluar, por ka një mesfushë me në krye maestron Ever Banega.
Ai u vlerësua lojtari i ndeshjes kundër Wolvesit dhe Man. Unitedit me lojën në mesfushë, tërheqëse, të rregullt që e ndihmoi Sevillan drejt një tjetër finaleje.
Ka qenë një pasim i shkëlqyer kundër Wolvesit, nga i cili Lucas Ocampos shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ndoshta mund t’i ketë vetëm tri asistime në Ligën e Evropës, por do të jetë test i vërtetë për mesfushën e Interit.
Lopetegui: Vështirë të ndalet Interi
Trajneri i Sevillas, Lopetegui, e ka pranuar se pavarësisht rekordit që klubi e ka në këtë garë, të provosh ta ndalësh Interin do të jetë një mision i vështirë.
“Ekipi e ka një lojë karakteristike, të gjitha ekipit e Contes e kishin atë”, i ka thënë ai faqes zyrtare të Sevillas. “Nuk është e lehtë për lojtarët që në këtë nivel kaq të lartë të luajnë në mënyrë të veçantë kolektive. Skuadra është me plot lojtarë të talentuar, do të na detyrojë të luajmë lojë të jashtëzakonshme. Lojtarët e Interit janë në nivel të shkëlqyer, ia arritën të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe përfunduan një pikë prapa kampionit të Serie A, Juventusit. Interi ka lojtarë shumë të fortë dhe trajner me eksperiencë”, përfundoi ai.
Conte: Duhet të luajmë me dëshirë
Edhe
Conte e sheh shumë të vështirë ndeshjen ndaj Sevillës
Trajneri i Interit dëshiron që ekipi i tij të luajë me pasion dhe të tregojë në Koeln se është ekip më i mirë.
të luajmë me dëshirën për të fituar dhe për ta sjellë trofeun prapa në Itali dhe të sjellim trofe te Interi. Dëshirojmë të tregojmë se jemi skuadër më e mirë”, tha ai për UEFA.com. “Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në gjendje t’u thuash djelmoshave në fund të ndeshjes se nuk kemi ndonjë keqardhje. Nëse jemi ekip më i mirë, do ta ngremë trofeun. Nëse jo, e kemi dhënë më të mirën dhe do t’i duartrokasim kundërshtarët”, theksoi Conte.