Sevilla nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim në udhëtim te Espanyoli, duke luajtur 1:1.
Me këtë barazim Sevilla ka bërë hap prapa në luftë për titull të kampionit në La Liga.
Sevilla kaloi në avantazh me Rafa Mir. Ai shënoi në minutën e 36-të për 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Espanyoli arriti të barazoi rezultatin në minutën e 50-të. Shënoi Sergi Darder.
Edhe
Sevilla siguron mbijetesën pavarësisht humbjes nga Reali
Sevilla deri në fund tentoi të gjejë golin e fitores por nuk e arriti.
Me këtë barazim Sevilla pas 25 ndeshjeve në La Liga renditet në pozitën e dytë me 51 pikë. Gjashtë më shumë i ka Real Madridi në pozitën e parë.