Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla befason lideren Atletico Madridin

Sevilla ka fituar derbin e xhiros së 29-të në La Liga, të dielën duke e mposhtur me rezultatin 1:0.

Takimi ishte i baraspeshuar me të dyja ekipet që tregoheshin të kujdesshme. Por vendasit në minutën e tetë të ndeshjes dështuan të shënonin nga pika e bardhë me Lucas Ocampos.

Në pjesën e dytë nikoqirët rritën presionin para portës kundërshtare.

Në minutën e 70-të Marcos Acuna realizoi me kokë për 1:0.

Pas golit të pësuar mysafirët tentuan të riktheheshin në lojë me Luis Suarez dhe Marcos Llorente por pa sukses.

Me këtë humbje Atletico Madridi tani ka 66 pikë, tri më shumë se Real Madridi që është në pozitën e dytë dhe katër më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Artikuj të ngjashëm