Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serie A anulon “Boxing Day”

Serie A ka anuluar “Boxing Day” në futboll nga kalendari i sezonit të ardhshëm.

“Corriere Della Sera” raporton se eksperimenti ka dështuar në sezonin e parë të ndeshjeve në Serie A gjatë kohës së Krishtlindjeve.

Gjithsesi, gazeta shkruan se kërkesa erdhi nga transmetuesit që e kishin të vështirë të shitnin më pas transmetimet me janarin me dy fundjava pa ndeshje futbolli.

Sezoni 2019-2020, ndërkohë, do të nisë një javë më vonë, më 25 gusht dhe do të përfundojë më 24 maj.

Tani Serie A ka propozuar që viti kalendarik në futboll të mbyllet më 22 dhjetor dhe ka propozuar që pushimi të zgjasë deri në fillim të janarit.

Artikuj të ngjashëm