Napoli ka gjetur shumë shpejt zëvendësuesin e Gennaro Gattusos, i cili ndau rrugët me klubin pasi nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.
Skuadra napoletane, ku luan edhe Amir Rrahmani, në sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Sergio Concicao, ka bërë të ditur “Corsport”.
Trajneri që e dërgoi Porton në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sivjet, do të prezantohet si trajner i Napolit në ditët vijuese.