Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbja nga Mitrovica me medalje të artë në kick-boks

Kick-boksierja nga Mitrovica, Natalia Saviq, ka zënë vendin e parë në Kampionatin Botëror të kësaj gare që u mbajt në Itali.

Saviq, siç njofton portali kossev, ka marrë medaljen e artë në disiplinën +60 si anëtare e reprezentacionit të rinjve të Serbisë.

Në fund të muajit qershor ajo, në Kampionatin Ballkanik kishte zënë po ashtu vendin e parë.

Pas fitores, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ka përgëzuar fituesen duke thënë se Serbia do të vazhdojë së përkrahuri zhvillimin e sportit dhe të talenteve sportive në Kosovë.