Serbia ka shpëtuar pa “ther në këmbë” për diskriminimin që u bëri karateistëve kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo gjatë muajit maj nuk lejoi karateistët kosovarë të marrin pjesë në Evropianin e mbajtur në Novi-Sad dhe për të ishte nisur një procedurë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Bordi i IOC-së, u mor me problemin në ditën e dytë të mbledhjes së mbajtur të enjten në Llozanë dhe e gjitha që bëri ishte rekomandimi për federatat ndërkombëtare të sporteve përkatëse, që në të ardhmen të mos ua besojnë organizimin e ngjarjeve Serbisë dhe Kosovës.
Rekomandimi i bërë nga KON-i është i papranueshëm për Kosovën.
Nga Kosova kërkohet që KON-i të gjejë një zgjidhje për t'ua kompensuar karateistëve pikët e humbura për normë olimpike për "Tokio 2020".(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
IOC-ja kërkon që Spanjës të mos i jepen organizime pa garanci për Kosovën
-
Hetimet pritet ta nxjerrin Serbinë fajtore, por Kosova ka humbur shumë
-
IOC-ja nis hetimet për skandalin e serbëve
-
Serbia vë kushte që për Kosovën janë të papranueshme
-
Kosova pritet t’i ndjekë rrugët ligjore pas diskriminimit nga Spanja