Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

IOC-ja nis hetimet për skandalin e serbëve

Federata Evropiane e Karatesë (EKF) pati një reagim të zbehtë të mërkurën pasi shteti serb nuk lejoi karateistët kosovarë të futeshin në Serbi për të marrë pjesë në kampionatin evropian të karatesë për seniorë që të enjten nisi në Novi-Sad, shkruan sot Koha Ditore.

Në Novi-Sad, EKF-ja mbajti mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv dhe Kongresin, por në dy komunikatat e lëshuara as që është përmendur Kosova dhe telashet e karateistëve të saj, që mbetën jashtë evropianit. Edhe reagimi i lëshuar të mërkurën nuk përmendte askund Kosovën.

Por ndonëse të enjten nuk pati ndonjë zhvillim dhe pati fare pak reagime për mbetjen e karateistëve kosovarë jashtë evropianit për arsye politike, Serbia mund të dënohet për diskriminimin që i bëri sportistëve kosovarë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm