Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbi nga Sarajeva që përktheu në Beograd për Skënderbeun e Korçës

Në konferencën për shtyp të Skënderbeut në Beograd, ra në sy, veç të tjerave, edhe një shqipe e kulluar e përkthyesit në krah të trajnerit shqiptar, shkruan sot Shqip. Ai quhet Filip dhe është nga të paktët serbë që ka ngulmuar për të studiuar gjuhën tonë.

“Kam dëgjuar një këngë në Youtube dhe thjesht më pëlqeu gjuha. Më pas, vazhdova të dëgjoja këngë të tjera dhe zbulova bukurinë e gjuhës shqipe. Krejt rastësisht, zbulova që kishte katedër të gjuhës shqipe në Beograd. Vendosa të regjistrohem aty. Kam studiuar në Beograd gjuhë dhe letërsi shqipe dhe më pas u regjistrova për master në Tiranë. Masterin e kam përfunduar për gjuhësinë e sotme të shqipes. Në fillim ishte e çuditshme, pasi të gjithë më pyesnin pse zgjodha shqipen, por u mësova me këto pyetje”, shpjegon Filip Vukodinoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkthyesi zyrtar i Skënderbeut gjatë këtyre dite, ka lindur në Sarajevë, por u largua prej luftës, duke u rritur në Beograd. Jeta më pas e çoi në 3 vitet e fundit në Tiranë.

Filipi e ka të vështirë të vendosë se me kë do të jetë tifoz të enjten, me Skënderbeun apo me Partizanin.

“Emocionet i kam të përziera. As vetë nuk e di se si ndihem, pasi kam pak kohë që jam kthyer nga Shqipëria dhe gjysma ime është në Tiranë”, thotë Filipi.