Boksierin e ri nga Puerto Rico, Edgar Berlanga, nuk ka rival që po arrin t’i rezistojë deri në rund të dytë. Të shtunën ai arriti fitoren e 16-të në karrierë, dhe sërish fitoi me nokaut në rundin e parë.
“Viktima” e radhës e goditjeve të fuqishme të Berlangas në kategorinë e peshave të mesme ishte Ulises Sierra.
Me 2 minuta e 41 sekonda, ky ishte meçi gati më i gjati në karrierën profesionale të 23-vjeçarit. Atij i u deshën katër sekonda më shumë për nokautin e Cesar Nunezit në fund të vitit 2019.
Seria më e mirë e nokauteve në rund të parë ishte e Aly Raymit që fitoi në 21 meçe.
Artikuj të ngjashëm
-
Supertalentit të boksit Berlanga i mbaron seria e fitoreve me nokaut
-
Boksieri i ri që po shokon rivalët – 15 fitore në raund të parë në 15 meçe
-
Davis nokauton Garcian në superpërballjen e boksit
-
Fitore me nokaut të fuqishëm për talentin amerikan Marc Castro
-
Boks, Davis mbron titullin e botës me nokaut në rund të gjashtë