Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali me Manen në Kupë të Botës, eliminohet Egjipti i Salahut

Senegali ka eliminuar Egjiptin dhe është kualifikuar për në Kampionatin Botëror të Katarit që nis në nëntor të këtij viti.

Senegali triumfoi pas ekzekutimit të penalltive 3:1.

Në ndeshjen e parë, Egjipti kishte fituar 1:0, ndërsa sot edhe Senegali fitoi me rezultat të njëjtë.

Nga 11-metërshat më të saktë u treguan senegalezët. Madje, ylli egjiptian Mohamed Salah huqi penalltinë e parë, ndërsa Sadio Mane realizoi penalltinë e fundit për Senegalin.

Biletën për në Kupën e Botës e siguroi edhe Gana, që barazoi 1:1 me Nigerinë, por avancoi tutje për shkak të golit mysafir.