Sport

Selektori i Portugalisë flet për Ronaldon

Selektori i Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo mbeti në stol të martën mbrëma ndaj Zvicrës, ndërsa zëvendësuesi i tij, Goncalo Ramos, shënoi tre gola.

“Cristiano dhe Ramos janë lojtarë të ndryshëm. Nuk ka asnjë problem me kapitenin e ekipit nacional. Ne jemi shokë për shumë vjet. Ai ka dhënë shembull të kapitenit”, ka thënë Santos pas fitores 6:1 ndaj Zvicrës.