Arlind Sejdiu ka shënuar një gol për Lahtin që pësoi disfatë nga Oulu me rezultatin 2:1. Sejdiu shënoi golin në minutën e 83-të në ndeshjen që u zhvillua të dielën në garën për mbijetesë në elitën e futbollit finlandez.
Ai u inkuadrua në minutën e 78-të. Ndërkohë luajtën edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë te të dyja skuadrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë në garën për titull, gol të dielën shënoi edhe Agon Sadiku. Sadiku shënoi për Honkan, që pësoi disfatë 3:2 nga KUPS-i. Sadiku shënoi nga penalltia në minutën e 37-të. Sadiku u zëvendësua në minutën e 77-të.