Albulena Sejdijaj ka katër profesione të ndryshme. Tri prej tyre lidhen me futbollin, kurse i katërti është shofere e autobusit, shkruan sot Koha Ditore.
Si futbolliste kishte nisur shumë herët, por tri profesionet e tjera, atë të trajneres, gjyqtares dhe shoferes i ka nisur para katër vjetësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDita për të është goxha e ngjeshur. Së fundi ka nisur të stërvitë edhe kikboks, ndërkohë që më herët është marrë edhe me gjimnastikë.
"Ka ndodhur që të luaj në mëngjes me ekipin tim, pastaj në mbrëmje të ndaj drejtësi dhe ta udhëheq ekipin si trajnere", thotë buzë gaz Sejdijaj në një bisedë për gazetën.
Sejdijaj 30-vjeçare, që jeton në Helsingborg të Suedisë së bashku me familjen, tregon edhe për punën jo shumë të zakonshme për një femër - atë të shoferes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.