Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mimoza, juristja pasionante e motoçikletës e makinave sportive

Me profesion është juriste, por ka pasion të veçantë ngasjen e motoçikletës e makinave sportive.

Mimoza Jetullahu çdo ditë bën relacionin e njëjtë nga shtëpia për në punë me motoçikletën që e posedon.

Që në moshë të hershme, familja e saj kishte motoçikletë, andaj aty ishte edhe hera e parë kur provoi ngasjen me të.

Deri tani, Mimoza thotë të mos ketë realizuar ngasje në destinacione shumë të gjata.

Ndërkaq kujton që deri tani nuk ka pasur ndonjë aksident, pavarësisht vështirësive të vozitjes nëpër rrugët e kryeqytetit, përveç një incidenti të vogël.

Edhe “Çikat n’motor” mbledh në Prishtinë adhurueset e motoçiklizmit SOT “Çikat n’motor” mbledh në Prishtinë adhurueset e motoçiklizmit

Mimoza i do shumë edhe pjesëmarrjet nëpër gara sportive, por ato i realizon me makinë.

Për Mimozën e rëndësishme është që përmes pasionit që ka t’i motivojë edhe gratë e tjera që ta provojnë adrenalinën që asaj ia jep ngasja.