Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schumacher i vetëdijshëm gjatë transferimit për në spital

Lozanë, 20 dhjetor - Gjatë transferimit me ambulancë nga spitali i Grenoblës në qendrën e rehabilitimit të Spitalit Universitar të Lozanës, ish-kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher ishte i vetëdijshëm.

”Ai pothuajse gjithmonë i mbajti sytë hapur, nuk fliste, por komunikoi me lëvizje të lehta”, shkruan gazeta zvicerane ”Blick”, transmeton ATSH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personeli i transferimit duhej të dorëzonte telefonat celularë për të siguruar privatësinë maksimale.

Sipas gazetës, Schumi dukej se kishte humbur peshë.

Michael Schumacher po lufton me vdekjen që prej aksidentit të 29 dhjetorit të 2013, kur u përfshi në një përplasje me ski.