Rrugëtimi nisi tetë vjet më parë, kur një djalë i vogël nga Singapori pozoi në një foto me notarin më të mirë të të gjitha kohërave. Përfundoi në Rio de Janeiro, ndërsa ai fitoi për Singaporin medaljen e artë olimpike, shkruan sot Koha Ditore.
Joseph Schooling në fakt jo vetëm që e takoi idhullin e tij sërish atje, por edhe e mposhti atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSchooling, tash 22-vjeçar, duke u bërë gati për Botërorin e Sporteve të Ujit që ka nisur në Budapest të Hungarisë, e mban në mend takimin e parë me Michael Phelpsin sikur të ishte dje.
"Babai im kishte mirëpritur skuadrën olimpike të SHBA-së në një klub në Singapor. Unë po merresha me disa letra dhe nëna ime tha 'Joe! Michael është atje, Michael është atje! Ngrihu e shko!'", ka thënë Schooling. "Isha në gjysmë të disa shkrimeve, por lëshova çdo gjë, shkova poshtë dhe bëra një foto me të - atë foto: unë, me syze dhe buzëqeshje, duke shikuar si i tronditur pasi kisha një yll afër". Ai kishte nisur të notonte vetëm pasi babai i tij "dy herë gati sa nuk ishte mbytur në ujë" dhe prindërit donin që ai të ishte i sigurt në ujë.
Por ky ishte momenti që e inspiroi Schoolingun të intensifikojë stërvitjet dhe të lërë jetën e vjetër prapa. Një vit më vonë, në moshën 14-vjeçare, Schooling u shpërngul në SHBA për të ndjekur ëndrrat.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.