Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schillaci, siciliani që befasoi botën dhe veten

Në çdo kampionat botëror del gjithmonë një lojtar që rritet dhe bëhet yll brenda pak ditëve.

Mirëpo, të paktë janë futbollistët që kanë shijuar një rritje meteorike sikurse italiani Salvatore Schillaci.

Njeriu që e quajnë Toto, ishte përfshirë papritur në listën e Përfaqësueses së Italisë pas një edicioni në të cilin kishte shënuar 15 gola në 30 ndeshje me fanellën e Juventusit, shkruan Koha Ditore.

Dhe ai e shfrytëzoi rastin që i erdhi në mënyrë spektakolare.

Ndonëse karriera e tij nuk ishte në peshore e barabartë me lartësinë që e arriti në botërorin "Italia 1990", emri i tij do të jetë gjithmonë i lidhur me këtë turne të madh futbolli.

Kur pranoi ftesën për të qenë pjesë e Italisë në botërorin e vitit 1990, Schillaci kishte vetëm një paraqitje me “azzurët”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)