Roma ka konfirmuar se Patrik Schick do të mungojë 15 ditë për shkak të lëndimit në muskuj.
Sulmuesi çek iu bashkua romakëve këtë verë nga Sampdoria, por ka pasur vetëm një paraqitje me Veronan pasi më pas u lëndua.
“Sot Patrik Schick kreu testet e radhës. Këto konfirmuan lëndimin dhe do t’i duhen 15 ditë për rehabilitim”, ka njoftuar klubi.
Ai pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Udineses, Qarabagut dhe Milanit.