Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Scamacca merr thirrjen e parë nga Italia, rikthehet Zaniolo

Gianluca Scamacca është thirrur për herën e parë nga Italia, ndërsa Nicolo Zaniolo është rikthyer pas dëmtimit që e pësoi më parë.

Që të dy do të jenë pjesë e “azzurrëve” për tri ndeshjet kualifikuese të Botërorit, kundër Bullgarisë, Zvicrës dhe Lituanisë.

Përzgjedhësi Roberto Mancini ka thirrur 34 lojtarë për këto tri duele, që do të jenë të parat qëkur Italia triumfoi në finalen e “Euro 2020” në stadiumin “Wembley” përballë Anglisë.

Italia është pa humbje në 34 ndeshje garuese dhe është vetëm 90 minuta larg rekordit që e mban Spanja të vendosur prej vitit 2007 deri në vitin 2009.

Italia e kryeson Grupin C pasi i fitoi të tria ndeshjet e para kualifikuese në muajin mars.

Italia do të luajë kundër Bullgarisë më 2 shtator në stadiumin “Artemio Franchi” në Firence.