Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq ka folur edhe një herë për ndeshjen e 7 qershorit të vitit të kaluar në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Në ditën e ndeshjes përzgjedhësi serb i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq dhe dy lojtarë të Malit të Zi të lindur në Serbi, refuzuan të paraqiten ndaj Kosovës. Të njëjtën mbrëmje Federata e Malit të Zi shkarkoi Tumbakoviqin, kurse dy lojtarët nuk janë ftuar më. Ajo ndeshje përfundoi 1:1.
Saviçeviq ka përsëritur atë që e ka thënë shumë herë – se në vendimin e Tumbakoviqit dhe dy lojtarëve ishte e përfshirë politika serbe.
“Sigurisht se nuk është e këndshme e gjithë ajo që ndodhi më shumë se një vit më parë, para ndeshjes me Kosovën. Mendoj se është politikë e pastër. Nëse përfaqësuesja e hendbollisteve (e Serbisë v.j.) luan ndaj Kosovës, kjo nuk është problem, por problem është që Mali i Zi luan ndaj Kosovës. Kjo mua nuk mund të më hyjë në kokë. Sikur Serbia mos të ketë luajtur asnjë ndeshje në asnjë sport kundër Kosovës, atëherë në rregull. Por, shikoni, Vuçiq shkon në bisedime dhe me gjasë këtë detyrohet ta bëjë. Ne jemi bërë shtet i pavarur. Atje ku jemi, në FIFA e UEFA, edhe duhet të luajmë. E kemi tërhequr në grup dhe është dashur ta luajmë atë ndeshje. Askush nuk na ka pyetur”, ka thënë Saviçeviq për emisionin Sportlight, në një televizion të Serbisë.
“Më vjen keq që ka arritur atë nivel, por qartë se me ato porosi për lojtarët dhe me Terziqin në krye të kolonës… Çka të bëj? Nuk ndihem fajtor. E di që kam të drejtë sa i takon asaj dhe se nuk kam thënë asnjë gënjeshtër. E vërteta është në anën time. A e pranojnë apo jo, është problem i tyre”, ka shtuar Saviçeviq, që kishte akuzuar Zvezdan Terziqin për presion ndaj Tumbakoviqit dhe lojtarëve.
Terziq është figurë e fuqishme në Serbi. Aktualisht kryen funksionin e drejtorit gjeneral të Cërvena Zvezdës, klubit ku legjendë është pikërisht Saviçeviq. Tumbakoviq aktualisht drejton Serbinë. Saviçeviq ka thënë se Tumbakoviq është fajtori kryesor për atë situatë të krijuar. Saviçeviq ka komentuar se Tumbakoviq nuk ka bojkotuar ndeshjen si veprim patriotik.
-
Përplasen Spajiq e Vuçiq, kryeministri malazias: Mos na jepni mësime për parimet
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Grumbullimi i Serbisë nis mes “përplasjeve” të selektorit me lojtarë
-
Abazoviq: Beogradi ta ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur
-
Sllovenia më e fortë se në tetor, por me shumë respekt për Kosovën