Sassuolo ka arritur fitore të rëndësishme të dielën në shtëpi, duke e mposhtur Lazion me përmbysje të rezultatit 2:1. Mysafirët nga Roma e nisën furishëm takimin, duke shënuar qysh në minutën e gjashtë.
Ishte Mattia Zaccagni që realizoi për 1:0 pas asistimit të Pedros. Në pjesën e dytë nikoqirët shënuan dy gola për të marrë pikët e plota. Domenico Berardi në minutën e 63-të barazoi shifrat në 1:1.
Vetëm gjashtë minuta më vonë Giacomo Raspadori shënoi golin e fitores për Sassuolon. Te Lazio në portë ishte Thomas Strakosha, derisa Elseid Hysaj u zëvendësua në minutën e 78-të nga Vedat Muriqi. Por sulmuesi kosovar nuk gjeti rrugën drejt portës. Pas kësaj humbje, Lazio ka 25 pikë, derisa Sassuolo 23 sosh.