Trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri është duke u kërkuar nga skuadra e Serie A së Italisë, Roma, raporton "Sportsmail".
Roma po synon të sjellë Sarrin nga stinori i ardhshëm. Dështimi për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nënkupton se Eusebio Di Francesco nuk do të qëndrojë te Roma përtej fundit të këtij stinori, transmeton Koha Ditore.
Madje është e diskutueshme nëse do të qëndrojë aq gjatë. Sarri është një nga kandidatët kryesor për të trashëguar Di Francescon.
Sarri te Chelsea nuk është duke gëzuar një stinor të mirë dhe është raportuar më herët se ai pritet të largohet në fund të stinorit, ndonëse të mërkurën Sarri tha se po mendon të qëndrojë më gjatë te klubi londinez.