Maurizio Sarri ka konfirmuar se mund ta heqë nga ekipi startues portierin Kepa Arrizabalaga nga derbi i së mërkurës kundër Tottenhamit.
Kepa u dënua me heqje të pagës për një javë pasi refuzoi që të zëvendësohej në finalen e Kupës të dielën kundër Cityt, gjë që shkaktoi një nervozizëm të madh te Sarri dhe te klubi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e di nëse ai do të luajë, duhet të vendos po ose jo. Do ta mendoj këtë nëse ai është i gatshëm, dje pati një rikthim nga lëndimi. A do të jetë titullar? Duhet ta dërgoj mesazhin te lojtarët, nëse Kepa është në fushë apo jashtë saj. Duhet të vendos se cili është vendimi më i mirë për grupin”, është shprehur Sarri në konferencë për media shkruan Football Italia.