Gjermania kërkon këndelljen pas zhgënjimit në Kampionatin Botëror.
Ndryshime në listën e të ftuarve të Gjermanisë për sfidën ndaj kampionit të ri të botës Francës për Ligën e Kombeve dhe miqësoren ndaj Perusë në muajin shtator, transmeton kp.
Pas eliminimit të turpshëm në Botëror, trajneri Joachim Low ka lënë jashtë disa titullarë, ka rikthyer disa të tjerë por ka grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë qenë asnjëherë më parë pjesë e kombëtares së “Pancerave”.
Lajmi i madh është rikthimi i Leroy Sanes i cili u la jashtë Botërorit nga numri një i Die Masnchaft ndërsa risitë e vërteta janë mbrojtësi më i ri i Paris Saint Germain Thilo Kehrer, por edhe Nico Schulz dhe mesfushori Kai Havertz.
Ja dhe lista e plotë e Gjermanisë për dy sfidat e radhës:
