Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sane me të ardhme të pasigurt te City

Anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, raportohet se do të përballet me të ardhme të pasigurt në Etihad pasi u la jashtë nga Pep Guardiola për përballjen me Newcastle Unitedin të shtunën.

Gjermani, i zgjedhur Lojtari më i mirë i ri vitin e shkuar, u la jashtë skuadrës në fitoren 2 me 1.

Sipas “The Sun”, Guardiola ka pranuar se Sane ka pasur paraqitje jo të mira në stërvitje, bashkangjitur paraqitjes zhgënjyese nga bankina ndaj Wolverhampton Wanderersit fundjavën e shkuar.

“Mora vendimin për mënyrën se si luan kundërshtari dhe nga ajo që shoh çdo ditë. Kjo është arsyeja. Sigurisht, Leroy kishte shumë rëndësi për ne dhe shpresojmë të jetë kështu edhe këtë sezon. Kam gjashtë sulmues dhe nganjëherë luaj me dy, plus një anësor e një tjetër rezervë. Për këtë vendosa kështu”, ka deklaruar Guardiola pas takimit me Newcastlen.

Sipas këtij raportimi, 22-vjeçarit i është bërë me dije se pa përmirësuar sjelljet dhe lojën e tij nuk do të gjejë vend në ekipin e parë te kampioni anglez

Artikuj të ngjashëm