Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho stërvitet individualisht pas telasheve me trajnerin

Futbollisti i Manchester Unitedit, Jadon Sancho, është stërvitur individualisht pas telasheve që ka pasur së fundmi me trajnerin Erik ten Hag.

Ten Hag e la jashtë skuadrës së tij Snachon në humbjen në udhëtim tek Arsenali më herët gjatë këtij muaji, duke theksuar se paraqitjet e tij në stërvitje kanë qenë nën standardin që ai kërkon.

Unitedi e ka konfirmuar nëpërmjet komunikatës se Sancho do të jetë “në një program individual të stërvitjeve, larg pjesës tjetër të skuadrës”.

Sancho u transferua në “Old Trafford” nga Borussia Dortmundi në vitin 2021, për 73 milionë euro.

Në tri ndeshje të këtij edicioni në Premier League, Sancho ka luajtur si zëvendësues.