Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi drejt largimit, thotë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve

Alexis Sanchez ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga Arsenali, duke thënë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, shkruan Goal.

Arsenali për herë të parë pas 20 vjetësh nuk do të jetë e garës më të rëndësishme për klube, pasi përfundoi në vendin e pestë sezonin që lamë pas, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

28 vjeçari, që ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, në një intervistë në Kili për një televizion ka konfirmuar dëshirën e tij për herë të parë që të largohet.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionvë. Vendimi nuk varet nga unë, duhet të pres për Arsenalin”, është shprehur ai për Canal 13.

Sanchez deri më tani ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester City, Paris Saint-Germaini, dhe Bayern Munichu.