Alexis Sanchez ka thënë se është i frustruar nga dështimi i Arsenalit për të sfiduar për titullin e Premier Ligës, duke paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të nënshkruajë kontratën e re.
Klubi londinez mund të detyrohet për shitjen e sulmuesit, të cilit i kanë mbetur edhe një vit në kontratën e tij aktuale. Menaxheri Arsene Wenger javë më parë ka thënë se duhet të pritet fundi i sezonit për të marrë fund dilema rreth të ardhmes së kilianit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund t’ju tregoj tani [rreth të ardhmes]”, ka thënë Sanchez. “Duhet të presim deri në përfundim të sezonit. Gjithmonë them se kjo nuk varet nga unë. Varet nga klubi. Çfarë duan dhe çfarë nuk duan”.