Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Sanches, Coman e Kimmich e ardhmja e Bayernit”

Renato Sanches, Kingsley Coman dhe Joshua Kimmich janë e ardhmja e Bayern Munichut, sipas mbrojtësit Rafinha.

Sanches nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit në një konkurrencë të fortë në këtë sezon në Allianz Arena, duke filluar vetëm në shtatë takime në të gjitha garat që nga transferimi i tij nga Benfica për një çmim që mund të shkojë deri në 80 milionë euro, shkruan Goal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse Coeman ka afat deri më 30 prill për të shndërruar huazimin e Comanit nga Juventusi në kontratë të përhershme, derisa Kimmich është i lidhur me një kalim në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

“Sigurisht se Renato Sanches, Kingsley Coman dhe Joshua Kimmich janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Jemi shumë të lumtur që i kemi ata te Bayerni. Ata janë e ardhmja e Bayernit dhe duhet të jenë të durueshëm. Të gjithë duan të luajnë, por vetëm 11 lojtarë mund të jenë në fushë”, është shprehur Rafinha për Omnisport.

Ai më tutje ka shtuar se, “ata janë mësuar me këtë situatë dhe të luajnë nën presion të lartë në çdo lojë dhe në stërvitje. Bayerni është një nga klubet më të mira në botë dhe duhet të luash me 100 për qindëshin tënd. Jam i bindur se këta lojtarë kanë një të ardhme të ndritur para tyre te Bayerni”.