Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

San Antonio Spurs ndërpret serinë e gjatë të humbjeve

Devin Vassell realizoi 36 pikë për ta ndihmuar San Antonio Spursin ta ndërpresë serinë e 18 humbjeve rresht.

Spursi në ndeshjen e fundit në ligën NBA e mposhti Los Angeles Lakersin me rezultatin 129:115.

Shtatë basketbollistë, përfshirë edhe yllin francez, Victor Wembanyama, realizuan pikë dyshifrore. Wembanyama e mbylli ndeshjen me 13 pikë e 15 kërcime.

19-vjeçari shtoi edhe pesë asistime, dy bllokada dhe dy topa të vjedhur. Philadelphia 76ers fitoi ndaj Detroit Pistons me rezultatin 124:92, ndërsa kontribut në fitore dha Joel Embiid, që shënoi 35 pikë e 13 kërcime.

Për Detroitin ishte disfata e 22-të e njëpasnjëshme. Ndërkohë, ishte ndeshja e nëntë rresht që Embiid shënon të paktën 30 pikë dhe kontribuon me 10 kërcime.

Edhe Wembanyama me paraqitje spektakolare, San Antonio mposht Oklahoman Basketboll Wembanyama me paraqitje spektakolare, San Antonio mposht Oklahoman

New York Knicks ndërkohë shënoi fitore ndaj Phoenix Sunsit, 139:122. Jalen Brunson realizoi plot 50 pikë në fitore, përfshirë nëntë trepikësha.

35 pikë i shënoi në pjesën e dytë dhe nuk e humbi asnjë gjuajtje nga vija për tri pikë.